Lajme

Vuçiq: Ta dijnë Kurti dhe Quint’i, do të ketë pasoja nëse nuk lejohet referendumi

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 13 January 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, më të mëdha se që i mendon Kosova dhe QUINT-i, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë.

Një deklaratë të tillë Vuçiq e ka bërë gjatë një intervistë për televizionin publik të Serbisë.

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiq ka thënë “Do ta shohim”.

“Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin”, ka shtuar tutje.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson që Republika e Kosovës të mos e bëj një gjë të tillë.

Ndërkohë, kryeministrin Kurti e ka quajtur si “të përkëdhelurin” e ndërkombëtarëve, dhe sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet “të kujdesën për fëmijën e tyre dhe ta informojnë se duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet”.

“Të respektojmë marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është rënë dakord paraprakisht”, ka shtuar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse, derisa Borell ka kërkuar që të lejohet votimi duke rikujtuar se si në të kaluarën OSBE-ja ka mbledhur votat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera