Rrahën me bisht të lopatës dy persona dhe i shkaktuan dëme pasurore, dështon seanca gjyqësore
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 13 January 2022
Në mungesë të prokurores Leonora Kadriu dhe dëshmitarëve B.R, Z.H, dhe U.B, të enjten, në Gjykatën Themelore të Gjilanit dega në Viti, ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku H.A dhe B.A, po akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Për prokuroren Kadriu, gjykatësja e Blerina Jakupi Ramadani tha se e njëjta ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt për këtë shqyrtim, por që është e zënë me një seancë tjetër.
Ndërsa për dëmtuarin në cilësi të dëshmitarit B.R, gjykatësja Ramadani tha se ka marrë njoftimin se ka ndërruar jetë, ndërsa për të dëmtuarin tjetër Z.H, gjykatësja Ramadani tha se mungesën nuk e ka arsyetuar, ndërsa dëshmitari U.B nuk është ftuar në mënyrë të rregullt nga ana e gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë, gjykatësja Ramadani tha nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, andaj mori vendim që seanca e paraparë për të premten të shtyhet për një ditë tjetër.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet me 16 gusht 2022.
Ndryshe në seancë prezantuan të akuzuarit H.A dhe B.A.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, H.A dhe B.A akuzohen se më 17 prill 2018, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve që shpien për në fshatin Debellde dhe Buzovik, të pandehurit, i lëndojnë lehtë të dëmtuarit Z.H dhe B.R, në atë mënyrë që të pandehurit fillimisht me automjetin e tyre me dashje e godasin dhe e dëmtojnë automjetin e të dëmtuarve dhe ja bllokojnë rrugën, dalin nga automjeti dhe fillimisht pa ndonjë pretekst fillojnë të e godasin të dëmtuarët Z.H dhe B.R me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-bisht të lopatës në pjesën e ndryshme të trupit.
Në aktakuzë thuhet së të dëmtuarit arrijnë që të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërsa të pandehurit iu vihen pas, të njëjtit përsëri i ndalin dhe fillojnë të i godasin automjetin e të dëmtuarve dhe të dëmtuarit, të cilëve ju shkaktojnë lëndime të lehta trupore, të cilët për shkak të natyrës së lëndimeve të pësuara fillimisht, kërkojnë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti e pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit Regional në Gjilan.
Me çka akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer vepër penale, “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nên paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës.
Ndërsa sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës të akuzuarit H dhe B.A, më datën, kohën dhe vendin si në dispozitivin I, të kësaj aktakuze, me dashje kanë dëmtuar dhe asgjësuar pronën e të dëmtuarit B.R nga fshati Haraqinë, të Republikës së Maqedonisë, në atë mënyrë që për deri sa i dëmtuari duke lëvizur me automjetin e tij të markës Golf V, i pandehuri me qëllim që ta ndalin veturën e të dëmtuarit, fillimisht me automjetin e tyre e godasin automjetin e të dëmtuarit, duke e dëmtuar këtë automjet dhe bërë të pa përdorshëm, në këtë mënyrë të pandehurit me veprimet e veta, të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm material në vlerë të pa përcaktuar.
Me çka akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer vepër penale, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 te KPRK-ës.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...

































