Kurti gjatë garës për kryeministër u kishte premtuar pensionistëve 150 euro pension gjatë mandatit
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 13 January 2022
Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që pensionistëve t’ua bëjë pensionin minimal 100 euro. Por ai ndryshe kishte premtuar gjatë garës për kryeministër në vitin 2017.
Kurti kishte takuar pensionistët gjatë fushatës elektorale dhe iu kishte premtuar se brenda mandatit të parë të qeverisjes së tij, pensioni minimal do të bëhet 150 euro.
“Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë”, kishte shkruar Kurti
Ai poashtu kishte premtuar edhe transport publik falas për ta.
“Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët”, kishte shkruar Kurti”, kishte shkruar ai.
Dje, qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro tani do të jenë 100 euro.
Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati tha se vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në shumën 100 euro është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.
Propozim-vendimi i Ministrisë së Financave është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...