Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 13 January 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Në Podujevë një person ka njoftuar se djali i tij është duke i sulmuar vazhdimisht familjarët. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë, 12.01.2022-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i sulmuar atë dhe familjaret e tjerë, duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqikisht. Sipas ankuesit djali i tij është i sëmurë mendor. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit në psikiatri me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq në Prishtinë është intervistuar një grua pasi dyshohet se e ka sulmuar personin me të cilin bashkëjeton. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 12.01.2022-20:15.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare, me të cilën bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në tutje në njoftim.
Në një rast tjetër në Prishtinës është arrestuar një person për dhunë fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton dhe dy djemve të tij.
“Prishtinë, 12.01.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton dhe dy djemve të tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa, në Ferizaj një grua ka kallëzuar në Polici burrin e saj për kanosje dhe sulm fizik. I dyshuari gjendet në arrati.
“Ferizaj, 12.01.2022-22:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj në gjendje të dehur e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. I dyshuari gjendet në arrati. Viktima është dërguar në strehimore”, thuhet më tutje në njoftim.
E në Klinë një grua ka pranuare trajtim mjekësor për shkak se u sulmua fizikisht nga burri i saj. I dyshuari u dërgua në mbajtje nga prokurori.
“Klinë, 12.01.2022-13:05. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Edhe në Gjakovë është arrestuar një person për shkak se sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.
“Gjakovë, 12.01.2022-19-00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë dhe e njëjta nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.
Në ndërkohë, në Rahovec u arrestua një burrë pasi kanosi verbalisht gruan dhe renë e tij.
“Rahovec, 12.01.2022-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, i ka kanosur verbalisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























