Kurti në telefonatë me Borrellin: I tregon se cilat janë dy mënyrat që mund të votojnë serbët për referendumin e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 12 January 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.
Kurti ka thënë në Twitter se i ka bërë të ditur Borrellit që serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë në deklaratat e tyre se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet.
On a call w/ EUHR @JosepBorrellF, conveyed our stance: Serbs in Kosova w/ dual citizenship can vote in Serbia’s referendum by mail or in the liaison office in Prishtina. A referendum in the sovereign territory of another state is not a practice accepted by any democratic country. pic.twitter.com/xNza0pCUex
— Albin Kurti (@albinkurti) January 12, 2022
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...