Shëndetësi

Orët e gjata në punë rrisin rrezikun e depresionit tek gratë

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 11 January 2022

Ndikimi i orëve të gjata të punës tek një grua nuk vërehet vetëm në aspektin social dhe fizik. Stresi, mungesa e kohës, ekuilibrat e brishtë mes jetës dhe punës kanë një ndikim të fortë në shëndetin mendor. Orët e gjata në punë shkaktojnë lodhje, plogështi dhe mungesë përqendrimi dhe vëmendjeje.

Së fundmi, një studim shpjegon se gratë që punojnë mbi 55 orë në javë janë ndjeshëm më të rrezikuara nga depresioni. Ky rrezik sidoqoftë nuk është ekskluzivitet i gjinisë femërore. Studimi në fjalë analizoi performancën në punë të mbi 23,000 grave dhe burrave. Gjetjet e studimit zbuluan se në mesin e njerëzve me një shëndet të përkeqësuar mendor ishin gratë që punonin mbi 55 orë në javë duke përfshirë edhe fundjavat.

Shëndeti Mendor, Gjinia Dhe Puna
Meshkujt në përgjithësi punojnë për më shumë kohë se gratë. Burrat e martuar kanë tendencën të punojnë më gjatë ndërsa gratë më pak, thanë studiuesit. Megjithatë, sipas tyre, gratë punojnë për më shumë orë nese janë në një ambient pune të dominuar nga meshkujt. Gratë kanë një barrë të dyfishtë sepse përveç punës në zyrë duhet të kujdesen për familjen dhe mbarëvajtjen e gjërave në shtëpi. Kjo e fundit është një punë e papaguar.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk ndikohet vetëm nga orët e gjata në punë. Paga, duhani dhe pozicioni i nënvlerësuar në punë përbën një faktor që nxit depresionin tek disa njerëz. Depresioni klinik nxitet edhe nga faktorë të tjerë siç është trashëgimia genetike por edhe ndryshimet madhore në jetë, trauma, stresi dhe sëmundjet.

Simptomat e Depresionit
Simptomat e depresionit janë të shumëta. Bëhët fjalë për ndjesinë e mërzisë të pashtershme, mungesës së shpresës, ndjesinë e fajita, humbjen e interest për jetën dhe problemet me gjumin.

Stresi i Shkaktuar Prej Punës
Njerëzit që kalojnë orë të gjata në punë, madje edhe në fundjavë kanë një barrë më të lartë të stresit. Ky i fundit është patjetër një nxitës i shfaqjes së depresionit. Studimi i lartpërmendur synon të inkurajojë punëdhënësit të marrin në konsideratë politika të reja për uljen e barrës së punës tek gratë pa ndikuar në pjesëmarrjen e tyre në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera