Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi kur zgjoheni me marrje mendsh
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 10 January 2022
Marramendja në mëngjes dhe ndjenja e të fikëtit mund të ndodhin për një sërë arsyesh. Por nëse jeni duke përjetuar marramendje të përsëritura, këshillohet të vizitoheni tek një mjek, i cili mund të vlerësojë siç duhet situatën tuaj dhe t’ju ndihmojë të adresoni çdo problem shëndetësor.
Ju njohim në këtë artikull me disa nga arsyet pse kjo gjë ndodh dhe çfarë mund të bëni për ta parandaluar.
Jeni të dehidratuar
Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, vëllimi i gjakut dhe presioni i gjakut bie. Kështu truri juaj nuk merr mjaftueshëm gjak dhe ju ndiheni të trullosur. Këshillohet të që pini më shumë ujë dhe lëngje për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar këtë shqetësim.
Sheqeri i ulët në gjak
Kur nuk keni glukozë mjaftueshën në gjak, puna e organizmit juaj ngadalësohet për të mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse ju mund të zgjoheni të trullosur apo edhe pak të hutuar. Mund të konsumoni ose të pini diçka të ëmbël por nëse kjo ndodh shpesh është më mirë të shihni mjekun tuaj.
Jeni duke marrë medikamente të caktuara
Një shembull për këtë është një ilaç për hipertensionin, që mund të ulë shumë presionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje. Nëse mendoni se ilaçi juaj është fajtori, flisni me mjekun tuaj, i cili mund të rregullojë dozën ose t’ju japë një ilaç tjetër.
Mund të keni probleme me veshin e brendshëm
Kanalet në veshin e brendshëm kanë lëngje që lëvizin kur koka juaj lëviz dhe ndonjëherë formimi i gurëve pengon rrjedhën e lëngut, duke shkaktuar marrje mendsh. Për të zgjidhur këtë problem vizitoni mjekun tuaj.
Ngriheni shumë shpejt nga shtrati
Ngritja e menjëhershme nga shtrati mund të shkaktojë edhe një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut. Në këtë rast ngritja graduale nga shtrati do ta ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me ndryshimin e pozicionit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit e moshuar, pasi marramendja mund të rrisë rrezikun e rrëzimit.
Jeni shtatzënë
Kjo është një simptomë e zakonshme në shtatzëninë e hershme për shkak të luhatjeve hormonale dhe presionit të lartë të gjakut. Dhe për fat të mirë, marramendja e lidhur me shtatzëninë është e përkohshme.
Ju keni apnea të gjumit
Njerëzit me apnea të gjumit mund të kenë vështirësi në frymëmarrje, gjë që mund të ulë nivelin e oksigjenit në gjak. Dhe kur trurit tuaj i mungon oksigjeni gjatë natës, ju mund të zgjoheni duke ndjerë marrje mendsh./AgroWeb
Të tjera
-
Ora dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK
Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rr...