Rozë

“Pa ty s’jam unë”, Morena Taraku reagon pas arrestimit të Stresit

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 09 January 2022

Ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar reperi, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën Stresi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai, ku publikoi video nga makina e policisë duke bërë apel për mediat se ai duhet të shoqërohet gjithmonë pa bërë gjë.

Kujtojmë se dje u zhvilluan tensione  tek selia e Partisë Demokratike nga protesta e organizuar nga mbështetësitë e Sali Berishës.

-Advertisement-

Lidhur me arrestimin e Stresit kanë reaguar edhe miqtë e tij, një ndër ta është edhe këngëtarja, Morena Taraku e cila ka kërkuar lirimin e tij.

“Ti je me mua në cdo cep të botes… Pa ty s’jam une.. Free Stresi… Zemra tij meriton dashuri, jo dhunë. Deri në vdekje. Stresi”, ka shkruar Morena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera