Lajme

Tensionimi i situatës në PD, Edi Rama fton në bashkëbisedim demokratët

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 09 January 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të diele ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në selinë blu, ku mbështetësit e Berishës zhvilluan një protestë të dhunshme para godinës.

Gjatë protestës u dëmtuan dritaret dhe dyert e selisë, dhe për shkak të tensioneve kryetari aktual i partisë Demokratike kërkoi dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit pasi u rrezikohej jeta atyre që ishin në godinë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se mesditën e sotme do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në lidhje me këtë situatë të pazakontë të zhvilluar brenda kampit të tyre politik.

-Advertisement-

Ndërkohë, një ditë më parë kryeministri i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike dhe i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera