Lajme

“Po rrezikohet jeta e demokratëve”/ Policia i përgjigjet thirrjes për ndihmë së PD: Do ndërhyjmë

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 08 January 2022

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga PD, duke njoftuar se do të ndërhyjnë menjëherë.

Partia Demokratike në një deklaratë zyrtare ka kërkuan ndihmën e policisë duke thënë se Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës.

Pas kësaj, policia ka njoftuar se menjëherë ka ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

-Advertisement-

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Policia e Shtetit reagim

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin./tch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera