Lajme

Protestohet lidhur me vrasjen e Lirije Qerimajt: Nuk është trim ai që e vret gruan

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 07 January 2022

Organizata Joqeveritare “Gratë Intelektuale të Drenicës”, ka organizuar një protestë lidhur me rastin e vrasjes së Lirije Qerimajt nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo protestë ishte paralajmëruar që të fillonte në ora 12:00.

Protestueset me pankarta në duar kanë protestuar në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

-Advertisement-

Në protestë nuk munguan as thirrjet kundër vrasjes e dhunës ndaj grave

“Nuk është trim ai që e vret gruan”, ishte njëra nga thirrjet e tyre.

Lirije Qerimaj u vra nga burri i saj të mërkurën me armë zjarri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera