Lajme

Brenda 24 orëve 152 të infektuar me Covid, 45 më shumë se dje

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 06 January 2022

Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur se numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 45 raste më shumë.

Derisa të mërkurën ishin 107 raste pozitive, sot në vendin tonë janë infektuar 152 persona me koronavirus.

-Advertisement-

Kujtojmë që nga Covid-19, në 24 orët e fundit janë shëruar 20 persona, derisa numri i përgjithshëm i personave të shëruar është 158.102.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 872.

Ministria e Shëndetësisë tash e disa ditë po bënë thirrje për qytetarët që të vaksinohen, derisa ende nuk ka diçka zyrtare për ndryshim të masave pas rritjes së numrit të rasteve.

Gazeta Infokus ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë nëse do të ketë takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 dhe se a ka mundësi të ketë përsëri shtrëngim të masave, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera