U mposht nga Chelsea, Conte ankohet: Nuk ka krahasim mes nesh, jemi ekip mesatar
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 06 January 2022
Tottenham u mposht me rezultatin e pastër 2-0 mbrëmjen e së mërkurës nga Chelsea, një sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. Edhe pse kanë në dispozicion ndeshjen e kthimit, duket se trajneri i Spurs-ave, Antonio Conte është dorëzuar.
Teksa ka folur pas sfidës me Blutë e Londrës, ka theksuar se në fushë u panë diferencat mes dy skuadrave dhe se për të Chelsea ishte dukshëm një skuadër më e mirë. “Unë e di mirë situatën dhe në këtë moment ka diferenca mes skuadrave.
Ne duhet të luftojmë në kampionat dhe të mbajmë një pozicion të mirë aty, por nëse mendojmë se jemi afër Chelsea-t, ky do të ishte një gabim. Ishte një ndeshje e vështirë prej fillimit dhe ata e treguan se janë një skuadër më e mirë se ne.
Nuk ka krahasim mes dy skuadrave dhe në fushë u panë diferencat. Ne jemi një ekip mesatar, kjo ndeshje konfirmoi atë që mendoja për diferencat që kanë ekipet. Në vitet e fundit, niveli i Tottenham ka rënë. Ka shumë punë për të bërë dhe duhet shumë durim.
Duhet të tregohemi të përulur, të kuptojmë situatat dhe të përmirësojmë lojtarët e më pas të shohim. Nuk është e lehtë të marrësh lojtarë në janar, ndaj më e rëndësishmja është të qëndrojmë të përqendruar”, u shpreh Conte.

T� tjera
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...




























