Lajme

Hysen Durmishi nuk di asgjë për aksionin e madh të policisë në Ministrinë e Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 06 January 2022

Të enjten Policia e Kosovës ka filluar një aksion të bastisjes në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Gjithashtu bastisjet janë duke u zhvilluar edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë bastisje të policisë nuk është në dijeni zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Durmishi njoftoi se nuk ka informacione për një gjë të tillë duke thënë se nuk janë afër me zyrë dhe se është i autorizuar vetëm për Ministrinë e Infrastrukturës.

-Advertisement-

“Unë i kam autorizimet vetëm për Ministri të Infrastrukturës dhe nuk jam në dijeni për këtë aksion”, u përgjigj shkurt ai.

Ndryshe, një aksion i tillë ishte zhvilluar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë aksion u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ndërsa arsyeja e këtij aksioni sipas policisë janë ndërtimet në Brezovicë./Gazeta Infokus/

Aksion në tri qytete të vendit, bastisje edhe në Ministrinë e Mjedisit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera