Ja sa litra ujë shpenzuan prishtinasit për 11 muaj
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 03 January 2022
Gjithsej tetë komuna të Republikës së Kosovës furnizohen me ujë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se përpos kryeqytetit, kryen shërbimin e furnizimit me ujë edhe në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.
Sipas statistikave, përmes kësaj kompanie rajonale furnizohen me ujë gjithsejtë 154 mijë konsumatorë nga tetë komunat e lartëcekura.
Por, nëse llogaritet shpenzimi i ujit nga qytetarët, vetëm konsumatorët e komunës së Prishtinës, kanë shpenzuar mbi një miliardë litra ujë për 11 muaj.
“Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2021, konsumatorët kanë shpenzuar dy miliardë litra ujë. Vetëm konsumatorët e Prishtinës, e që janë rreth 87 mijë konsumatorë, kanë shpenzuar 1.2 miliardë litra ujë brenda 11 muajve, pra në periudhën Janar-Nëntor 2021”, ka thënë zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku për lajmi.net.
Në anën tjetër, konsumatorët e shtatë komunave tjera jashtë Prishtinës, kanë shpenzuar 800 milionë litra ujë të tjera.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se brenda periudhës 11-mujore të këtij viti, ka arritur të inkasojë rreth 88.8 për qind të detyrimit që konsumatorët kanë ndaj kësaj kompanie.
Sipas të dhënave, në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, KRU “Prishtina” ka faturuar 14.450.000 euro në tetë komunat në të cilat kryen shërbimin e furnizimit me ujë, ndërsa ka inkasuar/arkëtuar 12.751.000 euro.
Të tjera
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...