Sport

Tottenham e nis vitin 2022 me fitore, mposhtë Watford-in

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 01 January 2022

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Watford dhe Tottenham, e vlefshme kjo për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur ta fillojë vitin 2022 me fitore, ku e mposhti me rezultat minimal 1:0 si mysafirë Watfordin.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit pa gola, mbrojtësi Davinson Sanchez befason skuadrën e Watford, duke shënuar golin e fitores për Tottenhamin në minutën e 90’+6 shtesë të ndeshjes.

-Advertisement-

Me tre pikët e reja, skuadra e Tottenham ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara, plot 20 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Watfordi që zë vendin e 17 në Premier Ligën angleze.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Tottenhamit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera