Lajme

Arrestohet 22 vjeçari nga Suhareka, i dyshuar për dhjetëra raste të veprave penale

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 29 December 2021

Është arrestuar një person për disa vepra penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se i dyshuari ishte në kërkim për 16 vepra penale si; vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje etj.

“Personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë  (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre  veprave  ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale për transferim të parave dhe  pompa të derivateve”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Pas bastisjeve në cilësi të provave materiale Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar  në shtëpinë e të dyshuarit, çanta, portofola, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme.

“Policët e Kosovës kanë kryer bastisje, me ç’ rast gjatë bastisjeve  në cilësi të provave materiale,  janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: çanta, portofolë, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë. Të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale”, thonë nga policia.

Të dyshuarit  me aktvendim të prokurorit të rastit  i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera