Lajme

Ministri i Shëndetësisë ndodhet në Amerikë, Kurti thotë se ai do të punojë online

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 29 Dhjetor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për faktin se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur për arsyen e shkuarjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, në SHBA.

Kurti deklaroi se ministri Latifi do të punojë edhe nga Amerika, por këtë do ta bëjë online.

-Advertisement-

“Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistratura te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSh”, ka deklaruar Kurti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy