Lajme

I zunë duke luajtur bixhoz, policia arreston 5 persona në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 28 December 2021

Pesë persona janë arrestuar mbëmë në fshatin Dubravë të Kaçanikut pasi që dyshohet se kanë qenë duke luajtur bixhoz, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”, thuhet nga policia.

-Advertisement-

Sipas policisë në Ferizaj, pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera