Sondazhi: Ekonomia gjermane optimiste për vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 28 December 2021
Instituti i Ekonomisë gjermane pyeti 48 degë të industrisë për pritjet e tyre për vitin e ri. Optimizmi mbretëron pothuajse kudo. Vetëm disa sektorë presin kohë të vështira.
Pak sipërmarrje në Gjermani do të vajtojnë për vitin 2021. Në fillim të vitit, mbyllja e vazhdueshme e jetës publike ua vështirësoi punën shumë prej tyre. Kësaj iu shtuan problemet e furnizimit me lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme. Sondazhi i ri i Institutit Ekonomik Gjerman (IW), institut i afërt me punëdhënësit, tregon se shumë gjëra mund të përmirësohen në vitin e ri.
Nuk pritet rënie në prodhim
Nga 48 shoqatat ekonomike të anketuara, asnjëra nuk pret rënie të prodhimit apo biznesit për sektorin e tyre përkatës. Një shumicë e madhe, përkundrazi, pret rritje. Në këtë kontekst, studiuesit e Institutit të Ekonomisë flasin për një “mjedis të jashtëzakonshëm pritjeje” për ekonominë gjermane.
Vlerësimet pozitive mbizotërojnë edhe për investimet dhe punësimin. Perspektiva e vitit 2022 në përgjithësi udhëhiqet nga optimizmi, thotë Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Megjithatë, disa industri po presin kohë të vështira. “Ne jemi të prekur sigurisht nga pandemia në sektorin e turizmit dhe të panairit”, shpjegon Hütheri. Befasuese nuk është as që industria minerare pret më pak investime dhe më pak punonjës, duke pasur parasysh braktisjen e planifikuar të prodhimit të energjisë me qymyr.
Mungesa e furnizimeve do të pakësohet
Shumë sipërmarrje industriale janë të kënaqura me gjendjen e mirë të porosive dhe rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Sektorë si industria e përpunimit të letrës dhe e qelqit, megjithatë, janë të shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të materialeve. Ekonomisti Hüther, megjithatë, beson se vështirësitë e furnizimit mund të pakësohen vitin e ardhshëm, gjë që tashmë ndihet në disa tregje. Megjithatë, për gjysmëpërçuesit, të cilët janë kaq të rëndësishëm për industrinë e automobilave, ai pret vështirësi afatgjata. Sipas Hüther-it, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar do të vazhdojë gjithashtu të krijojë probleme për sipërmarrjet, për shembull në sektorin e ndërtimit që po përjeton zhvillim.
Efektet e Omikronit nuk mund të parashikohen
Instituti i Ekonomisë gjermane e kreu sondazhin në fillim të dhjetorit. Prandaj ishte ende e vështirë për shoqatat të parashikonin efektet e variantit Omikron. Në këtë kuadër, perspektiva pozitive për të ardhmen shoqërohet me pasiguri, shpjegon Hüther: “Po të mungojë fuqi punëtore në një shkallë të gjerë, dhe nëse kjo zgjat më shumë, do të na duhet të flasim gjatë për vështirësi të një natyre tjetër”. Prandaj, pandemia mbetet faktori kryesor i rrezikut edhe për botën ekonomike./DW
Të tjera
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...