Dëmtohen varrezat në Kishnicë, policia angazhon hetues të specializuar për zbardhjen e rastit
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 27 December 2021
Dje në Stacionin policor në Graçanicë një person i gjinisë femrore ka raportuar se gjatë vizitës te varrezat e të afërmve të saj në fshatin Kishnicë ka vërejtur dëmtime te disa nga to.
Policia e Kosovës njofton se për këtë rast ka angazhuar edhe hetues të specializuar nga niveli rajonal për ndërmarrjen e masave profesionale hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë këtë rast.
“Ekipet kompetente hetimore përfshirë edhe ato të teknikës forenzike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e ekzaminimit forenzik, ku edhe është evidentuar dëmi në disa varreza të komunitetit serb.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast në drejtim të veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” neni 413, paragrafi 1”, njofton policia, transmeton Express.
“Policia e Kosovës përmes hetuesve më të specializuar është e përkushtuar në kompletimin e shpejtë dhe hetimin sa më profesional të këtij rasti, sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë kryerësve të këtij akti të shëmtuar. Gjithashtu, inkurajojmë të gjithë qytetarët pa dallim, në rast të posedimit të ndonjë informate lidhur me këtë çështje, ta ndajnë me Policinë e Kosovës në mënyrë që rastet e tilla të zbulohen më shpejt dhe mos të përsëriten asnjëherë në të ardhmen”, përfundon njoftimi i tyre.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...


































