Lajme

Emocionuese: Nëna kosovare takon fëmijën e saj që e kishte braktisur para 30 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 26 December 2021

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Prishtinës, Vebi Mujku ka rrëfyer për një rast të një nëne kosovare e cila e kishte braktisur fëmijën e saj para më shumë se 30 vitesh, e që tani ka vendosur ta takojë.

Takimi i nënës me fëmijën e saj që nuk e kishte njohur që nga braktisja si foshnjë e porsalindur kishte ndodhur para dy ditës, me asistencë të Qendrës për punë Sociale në Prishtinë.

Mujku ka thënë se kjo është një përmbushje e madhe profesionale e kësaj qendre.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

• BASHKIMI I PRINDIT BIOLOGJIK ME FËMIJËN E BRAKTISUR, një prej momenteve kur unë e stafi tjetër i QPS-së arrijmë përmbushjen profesionale. Anën e shenjtë të punës e përjetova edhe para dy ditësh. ↓

Një nënë e cila ishte detyruar ta braktisë fëmijën e saj para më shumë se 30 vjetësh, arriti që falë punës dhe përkushtimit të QPS-së të vendosë kontakte, ta njohë, e para dy ditësh ta takojë fëmijën e saj që e kërkoi një jetë të tërë! Histori të tilla të ribashkimit për të gjithë ne janë rrëqethëse, paramendoni si mund të jetë një moment i tillë për vetë prindin e fëmijën!

Ky çast në fakt ka më tepër emocione se gjithë herët, e çdo mbrëmje që prindi bie duke menduar se ku ka përfunduar foshnja që e ka braktisur, apo fëmija, cili është ai prind, ajo nënë që e braktisi, dhe pse?!

Të biesh e të zgjohesh duke menduar a është gjallë, a do ta takojë qoftë edhe njëherë në jetë, e frika se do të largohet nga kjo botë pa e realizuar këtë kurrë. Ndodhë shpesh edhe kjo!
Edhe gjatë këtij viti sikur viteve të mëparshme kemi pasur mjaft kërkesa nga fëmijët për të takuar prindin biologjik.

Pa paragjykuar asnjë situatë, braktisja e fëmijës ka ndodhur gjithnjë dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, por mundësia e bashkimit, kontaktimit dhe takimit, pas arritjes së moshës madhore, gjithnjë ekziston!

Fatkeqësisht ka edhe individë që jo rrallëherë flasin keq për QPS dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e punës sociale, rolin, përgjegjësitë dhe kompetencat e institucionit.

Investime të mëdha dhe të qëndrueshme duhet bërë në të gjitha QPS-të në Kosovë sepse çështjet dhe problemet familjare e kanë këtë adresë, si të vetmen dhe kompetente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera