Lajme

KEDS: Kur jeni pa furnizim me rrymë largoni pajisjet shtëpiake nga priza

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 25 December 2021

KEDS ka njoftuar se në Vragoli të Fushë Kosovës, sikurse edhe në shumë lokacione tjera po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave. Kjo sipas KEDS, është edhe arsyeja pse ka zgjatje ndonjëherë të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Në njoftimin e KEDS-it nder të tjera kërkohet nga komunsumtaroet që në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyre që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

-Advertisement-

Në Vragoli të Fushë Kosovës, sikurse edhe në shumë lokacione tjera, ekipet tona po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila është edhe arsyeja pse nganjëherë kemi zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera