Prokuroria kërkon dënimin e të esktraduarit nga Italia për grabitjen dhe vrasjen në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 23 December 2021
Prokurori Ali Uka ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë që B.N të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për grabitjen e vitit 2013 në bastoren sportive “Eurolloto” në Gjakovë, ku si pasojë kishte vdekur një person. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që i njëjti të lirohet nga akuza.
Në fjalën e tij përfundimtare të dhënë të enjten, prokurori Uka tha se nga provat e administruara është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.
Edhe përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Teki Bokshi e ka mbështetur fjalën përfundimtare të prokurorit.
Ndërsa, avokati Bokshi i ka kërkuar nga gjykata që ndaj të akuzuarit të shqiptohet një dënim meritor, pasi që sipas tij, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese, dhe se për veprën që akuzohet AI parashihet dënim prej më së paku 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Avokati tha se Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e shqyrtuar lëndën ku i bashkëakuzuari tjetër në këtë rast, F.Gj ishte dënuar me dënim minimal.
Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola tha se gjykata duhet t’ia fal besimin mbrojtjes së të akuzuarit, me anë të së cilës vërtetohet se ai nuk është kryers i veprës penale.
Tutje sipas avokatit, e gjithë aktakuza është ndërtuar përmes shkeljeve të shumta procedurale.
E vetë i akuzuarit tha se kjo aktakuzë e Prokurorisë është e pavërtetë.
“Kjo dosje dhe aktakuzë është e pavërtetë, çka po kuptoj se prokurori paraprak pa bërë hetime si duhet ka ngritë këtë aktakuzë kundër meje.”, tha i akuzuari.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Shaqir Zika ka caktuar 29 dhjetorin për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast.
Ai ishte ekstraduar në Kosovë nga Italia në gusht të vitit 2020. Në Itali sipas raportimeve prezantohej rrejshëm si shtetas francez.
Ndryshe, në këtë rast, për grabitje në bashkëkryerje ka qenë i akuzuar edhe F.Gj mirëpo ndaj të njëjtit Prokuroria në Gjakovë e kishte rikualifikuar veprën penale në “ndihmë në kryerjen e veprës penale të grabitjes” dhe me të njëjtin kishin lidhur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.
E këtë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë e kishte aprovuar Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila kishte shqiptuar dënim prej 6 vjet e 6 muaj burgim ndaj të akuzuarit Gjevukaj.
Sipas aktakuzës së pandryshuar të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, B.N dhe F.Gj ngarkohen me veprën penale “grabitje” nga neni 329, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3.1 dhe nenin 31 të KPRK-së. Vepër kjo për të cilën parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej së paku 10 vjet ose me burgim të përjetshëm.
Sipas aktakuzës, më 9 qershor 2013, rreth orës 12:10, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, pikërisht në bastoren sportive “Eurolloto”, pronë e N.B, me përdorimin e forcës për të sulmuar jetën e të dëmtuarit F.P, përvetësojnë para në shumë prej 2 mijë euro.
Siç thuhet në aktakuzë, grabitja ka ndodhur në atë mënyrë që të akuzuarit kanë shkuar të luajnë në aparatin e lojërave të fatit dhe me mjet të fortë dhe të rrezikshëm e kanë goditur në kokë të dëmtuarin dhe pastaj të dytë kanë sulmuar me mjete të forta, duke e goditur disa herë në kokë, ku i dëmtuari është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen dhe nga xhepat e pantallonave kanë marrë të hollat dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë me 28 qershor 2013.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
































