6 mijë suedezë vendosin çipa në trup për certifikatën e vaksinimit
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 22 December 2021
Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. “France 24” raporton se kjo është bërë nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit.
Suedia ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku ndër të tjera kërkohet edhe që certifikata e vaksinimit të prezantohet në hyrje të çdo aktiviteti publik ku janë më shumë se 100 persona.
Kompania “Epicenter” bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe menjëherë vërshuan aplikimet e qytetetarëve, raporton abcneës.al.
Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, ka perfeksionuar mikroçipin, madhësia e të cilit nuk e kalon kokrrën e orizit. Mikroçipi vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent. Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt.
Shefi i Departamentit të Shpërndarjes së kompanisë Hannes Sjobland tregon se si funksionon gjithçka.
Ai lëviz një “smartphone” pak sipër dorës, në vendin ku i është futur çipi dhe informohet menjëherë për statusin e vaksinimit.
“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë.
Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë. Dhe kompania dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë. /abcnews.al

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































