Sport

Kosova sërish dominon botën në xhudo, Nora e Distria kryesojnë ranglistën botërore

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 22 December 2021

Çdo ditë e më shumë xhudistet kosovare po e bëjnë krenare Kosovën.

Kjo pasi kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë renditur të parat në ranglistën botërore, shkruan Gazeta Infokus.

Në kategorinë deri në 57 kilogram, Gjakova kryeson listën me 5 mijë e 880 pikë, duke lënë pas kanadezen, Jessica Klimkait, e cila ka 50 pikë më pak se kampionia olimpike nga Kosova.

-Advertisement-

Ndërkaq, Distria Krasniqi dominon në kategorinë deri në 48 kilogram, me gjithsej 5 mijë e 920 pikë, duke lënë pas kështu xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, e cila ka rreth 700 pikë më pak se e arta e Lojërave Olimpike, Tokio 2020.

Kujtojmë se në javën e kaluar Distria Krasniqi u zgjodh xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Gjithashtu edhe Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera