Lajme

Prishtina me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 22 December 2021

Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, gjithsej 59, ndërkohë që në nivel vendi janë 314 raste aktive me këtë virus. Ferizaj është e dyta me numrin më të lartë të rasteve aktive me 37, pasuar nga Prizreni me 35, Klina 22 dhe Gjilani 19.

Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, deri më sot janë regjistruar 161,274 raste me COVID, prej tyre 2,989 persona humbën jetën ndërsa 157,971 llogariten të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të fundit, 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera