Paralajmërojnë ekspertët gjermanë: Javët dhe muajt e ardhshëm do na vënë përballë sfidave të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 20 December 2021
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon në zhvillimet e pandemisë një “valë Omikron” dhe këshillon për kufizimin e kontakteve. Madje sa më shpejt aq më mirë këto masa duhen miratuar në nivel federate.
Varianti Omikron i koronavirusit javët e muajt e ardhshëm “do ta vendosë Gjermaninë përballë sfidash të mëdha”, thuhet në një deklarim të këshillit të ekspertëve. Më tej rekomandohet: “Vala Omikron prek një popullsi, që për gati dy vjet pandemi dhe luftë ndaj saj tashmë është lodhur ndaj janë bërë evidente dita ditës edhe tensionet masive.”
Për këtë arsye “është e nevojshme të veprohet” qysh në ditët e ardhëshme. “Masat efikase në mbarë federatën për të mbajtur nën kontroll zhvillimet me infeksionet duhet të përgatiten, të planifikohen mirë dhe të komunikohen mirë për kufizimin e kontakteve”, rekomandojnë ekspertët në një prononcim të parë të tyre. Thelbësore është që të ketë një strategji të detajuar komunikimi me shpjegime të arsyeshme për situatën e re të rrezikut dhe masat që vijnë si pasojë e saj. Vala Omikron në këtë gjendje me dinamikë të lartë mund të përballohet vetëm me veprim të vendosur dhe me efekt të qendrueshëm.
Në valën e katërt e deri tani më të fuqishme të infeksionit pas gati dy vjetësh pandemi të koronavirusit i gjithë sistemi shëndetësor gjerman aktualisht po punon nën presion të lartë.
“Krahas vendimeve të domosdoshme politike popullsisë duhet t’i bëhet thirrje intensivisht për të kontrolluar rinfeksionin”, këshillojnë ekspertët. “Ndër të tjera duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, të mbahet maska FFP2, veçanërisht në mjedise të mbyllura, si dhe të bëhen testime të shpejta në rast grumbullimi njerëzish përpara dhe gjatë ditëve të festave.”
Masat që janë në fuqi aktualisht duhet “të respektohen më me rigorozitet”. “Paralelisht duhet të intensifikohet fushata e vaksinimit. Rifreskimi i vaksinimit edhe pas dozës së dytë duhet të vazhdojë sa të jetë e mundur dhe të përshpejtohet. “Modelimet kombëtare dhe ndërkombëtare të dinamikës së infeksionit dhe një rritje e mundshme e incidencës po tregojnë një “cilësi të re të pandemisë”, thuhet në deklarimin e këshillit të ekspertëve.
Incidenca e Omikron po rritet vrullshëm
“Aktualisht koha e supozuar e dyfishimit të incidencës Omikron në Gjermani është rreth 2 – 4 ditë.” Bazuar në masat që janë tani në fuqi kjo kohë e dyfishimit krahasuar me Anglinë ndonëse është më e ulët, tregon që është dukshëm më e shpejtë se me variantet e deritanishme. “Nëse varianti Omikron do të vazhdojë të përhapet me këto ritme në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të sëmurej njëkohësisht dhe do të duhej të futej në karantinë”, thuhet më tej. “Kjo do të ngarkonte në esktrem sistemin e shëndetësisë dhe të gjithë infrastrukturën kritike në vend.”
Varianti Omikron “krijon një dimension të ri në zhvillimin e pandemisë”. Omikron dallon nga variantet e tjera me një përhapje të fuqishme dhe me aftësinë për ta depërtuar mbrojtjen ekzistuese të sistemit të imunitetit.
Pas prononcimit të këshillit të ekspertëve për pandeminë Corona, disa media njoftojnë për plane për një takim së shpejti mes landeve dhe federatës për të përcaktuar veprimin e mëtejshëm. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga qarqet qeveritare mësohet se ndoshta qysh të martën (21.12) mund të zhvillohet një takim në këtë nivel. “Rrjeti redaksional Gjermania” duke iu referuar qarqeve qeveritare njofton gjithashtu për një mbledhje të mundshme të jashtëzakonshme brenda kësaj jave./DW
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...