Lajme

Policia dënon rreth 400 persona për mosrespektim të masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 20 December 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës, policia ka dënuar 379 persona të cilët nuk kanë respektuar masat që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Në të njëjtën ditë janë dënuar edhe 1 197 persona që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar si dhe 31 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Në këto 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, 1 person është në ndalim policor si dhe 1 është në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera