Lajme

Byroja Kosovare e Sigurimit lansoi shërbimin e ri elektronik “InsureX”

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 20 December 2021

Byroja Kosovare e Sigurimit ka lansuar sistemin e integruar të policave “InsureX”, shkruan Gazeta Infokus.

Ky sistem do të mundësojë menaxhimin e dëmeve nga aksidentet dhe shitjen e policave TPL (Third-Party Liability).

Drejori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku e quajti këtë datë historike për sistemin e sigurisë së Kosovës dhe tha se për projektimin e këtij sistemi kanë bashkëpunuar me Bankën Botërore, Bankën Qendrore të Kosovës dhe kompanitë e sigurimeve në Kosovë.

-Advertisement-

“Është transparencë e byrosë, po edhe anëtarëve ndaj byrosë për gjithçka çka ndodh në tregun e sigurimeve, qoftë në pagesën e të dhënave, qoftë me shitjen, qoftë në problemet që i kemi brenda”, tha Mazreku.

Lidhur me këtë projekt, Mazreku njoftoi se kanë krijuar ndërlidhje edhe me institucione tjera siç janë, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Shoqatën e Bankave dhe Qendrën e Automjeteve të Kosovës.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se InsureX do të jetë lehtë i qasshëm.

“Ky si sistem nga agjenda që përdor i ka vetëm dy hapa, me vendosë numrin personal edhe me pyet se cilën veturë doni me siguru”, drejtori i BKS-së.

Mazreku ka bërë të ditur se përmes InsureX do të paraqitet edhe harta e aksidenteve të cilat ndodhin në rrugët e Kosovës.

Kjo hartë do të lansohet në javën e parë e muajit janar.

Gjithashtu, ky sistem përmes modulit “Raportimi mobil i dëmit”, do t’u ndihmojë qytetarëve raportimin më të lehët të dëmeve nga aksidentet.

Drejtori i këtij institucioni po ashtu njoftoi se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë edhe me shumë risi në këtë sistem, qëllim i të cilave do të jetë lehtësimi i punës së qytetarëve në fushën e sigurimeve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera