Mori pjesë në dy Kuvendet e PD-së, Kadilli: Të largojmë Bashën e Berishën
Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 18 December 2021
Bardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike, merr pjesë sot në Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike. Ai mori pjesë një javë më parë dhe në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ku mbajti një fjalim kritik dhe kërkoi që PD të ndahet dhe nga Basha dhe nga Berisha.
“Demokratët të kenë më tepër vetëdije dhe t’i thërrasin arsyes së tyre jo të dy liderëve një PD që i përgjigjet nevojat të shek. 21. Një parti nuk bazohet në lider por te projektet e saj, një parti perëndimore nuk mban liderin dhe shkatërron strukturën.
Besoj instiktivisht që Berisha ka më shumë njerëz, edhe nëse do të ishin 5% e demokratëve unë sërish do të isha këtu për të folur, nuk kam ardhur për Bashën, por vetëm për të folur, asnjë kuvend kur është gjysmë nuk mund të jetë i tërë”, u shpreh Kadilli.
Sipas tij, PD ka hyrë në një krizë dhe zgjidhja është që demorkatët të largojnë dhe Bashën dhe Berishën.
“Kemi dy realitete që nuk njohin njëri-tjetrin, të dy do marrin vendime po kujt i shërben kjo veç vullnetit të Bashës e Berishës, po a është zgjidhje të largojmë Bashën e të sjellim Berishën? Zgjidhja është të largojmë Bashën e Berishën dhe të zgjedhim një ekip të pastër, nuk mund ta vrasë PD Berisha dhe ta mbajë peng Basha.
Kemi hyrë në krizë pa kthim që më 26 prill kur Basha nuk dha dorëheqjen. Unë kam fuqinë e projektit tim politik dhe do këmbëngul si sot dhe çdo ditë që të kenë vetëm një zgjidhje të mbajnë PD dhe jo liderët”, shtoi ai nga Pallati i Kongreseve.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























