Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, mbrojtja merr në pyetje dy dëshmitarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 15 December 2021
Zdenka Pumper dhe Miro Jukiq, të dy punonjës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë ftuar përsëri për të dhënë dëshmi para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Paraqitja e tyre në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vjen pasi trupi gjykues e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese këtyre dy dëshmitarëve. Por, me urdhër të trupit gjykues, seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun.
Më 10 dhjetor 2021 trupi gjykues në krye me Charles Smith e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese dëshmitarëve 4841 dhe 4842 duke urdhëruar mbrojtjen që të kufizojë pyetjet për materialet të cilat janë nxjerrë.
“Mbrojtja duhet të jetë e gatshme për të shpjeguar rëndësinë e linjës së pyetjeve që kanë të bëjnë me materialet. Paneli po ashtu kujton se për qëllime të sigurisë dhe mosnxjerrje të identitetit të dëshmitarëve dhe interesave të drejtësisë mbrojtja është udhëzuar që kryejë këto pyetje plotësuese në seancë private. Trupi gjykues në momentin e duhur do të rishikojë gjithashtu edhe transkriptën dhe do të urdhërojë ri klasifikimin nëse është e rëndësishme”, ka thënë gjykatësi Smith, përcjell kp.
Zdenka Pumer ishte dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Koordinatorja e hetimeve në ZPS kishte deklaruar se është përfshirë në kontrollin e çështjes nga 25 shtatori 2020 ndërsa deri në këtë periudhë, ajo ka thënë se nuk e di kush ka qenë hetuesi që është marrë me çështjen OVL-UÇK.
Ndërsa Miro Jukiq ishte dëshmitari i tretë i ZPS-së në këtë proces gjyqësor.
Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS-së dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...






























