Lajme

Kurti për Ligjin për Paga: Do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 14 December 2021

Kryeministri Albin Kurti u ka premtuar të punësuarve në sektorin publik se Qeveria që ai udhëheqë do të hartojë Ligjin për Paga, me të cilin ka thënë se do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave.

Ai tha se hartimi i këtij ligji nuk ka qenë i lehtë, teksa tha se Qeveria i ka ulur shpenzimet qeveritare dhe i ka rritur të hyrat.

“Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe jemi të vetëdijshëm që ajo që nuk u bë për 22 vite nuk duhet të bëhet me nguti. Ligjin për pagat do ta bëjmë, do ta bëjmë ligj që zgjidh problemet thelbësore të pagave. Qeveria është e përkushtuar që t’i japë fund vendimeve ad hoc të ministrave dhe të drejtorëve të agjencive sipas preferencave dhe lidhjeve familjare. Me të marrë mandatin ne kaluam nga një kabinet me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, në një kabinet minimalist. Kemi ulur shpenzimet qeveritare, janë rritur të hyrat”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më tutje, Kurti tha se me Ligjin e ri, përveç pagës bazë dhe kompensimeve, do të rregullohet dhe përcaktohet edhe çështja e shtesave.

“Tash e 22 vite në Kosovë mospunën e një grupi janë munduar ta fshehin me rekrutime shtesë e shtesa të ndryshme që janë përdorur për të rehatuar miq e familjarë. Me ligjin e ri krahas përcaktimit të pagës bazë, kompensimeve e shpërblimeve do të përcaktohen edhe llojet e shtesave. Duke mos lejuar që dy kolegë në të njëjtën zyre për të njëjtën punë të paguhen ndryshe dhe të marrin shtesa në mënyrë të pajustifikuar”, ka thënë Kurti sot para deputetëve , në seancën ku po diskutohet për pagat në sektorin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera