Ekonomi

Thellohet kriza, probleme teknike edhe në “Bllokun B1”, Prishtina rrezikon të mbetet pa ngrohje

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 14 December 2021

Gazeta Infokus para pak orësh raportoi për problemet qe po ndodhin në Termocentralet e Korporatës Energjetikë të Kosovës.

Pas rënies së bllokut B2, Gazeta Infokus, duke u bazuar në informacione brena Korporatës, paralajmëroi së në rrezik është edhe “Blloku B1” i “Kosovës B”.

Në këto momente, burime të Gazetës Infokus kanë njoftuar së defektet teknike janë shfaqur edhe në “Blloku B1” dhe gradualisht edhe ky termocentral është afër daljës jashtë prodhimit.

-Advertisement-

Kosovë sonte rrezikohet të mbetët me minus 550 megavat orë energji elektrike nga prodhimi vendor.

Përvec krizës energjetike në nivel të vendit, pas rënies së dy blloqeve të “Kosovës B” Prishtina rrezikon të mbetet pa ngrohje qendrore. Kryeqyteti i Kosovës, të vetmin burim të ngrohjes qendrore e ka nga avulli qe prodhohet nga këto dy blloqe të “Kosovës B”.

Aktualisht, prodhimi vendor i energjisë elektrike nga KEK-u është rreth 360 megavat orë energji elektrike. Derisa konsumi aktualisht ka arritur në 1200 megavat orë energji elektrike.
Kjo krizë energjetike e rendon edhe më shumë barrën buxhetore, duke pasur parasysh se çmimi aktual në treg kanë shënuar rritjen më të lartë qe ka ndodhur ndonjëherë. Aktualisht në bursa çmimi për megavat orë energji elektrike sillet rreth 300 euro.

Gjendjen alarmante e ka paralajmëruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila ka thënë se për shkak të kërkesave të rritura për energji dhe çmimeve të larta të importit Kosova është gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne kemi pasur një situatë relativisht të mitë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo. Gazeta Infokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy