Rizvanolli: Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 14 December 2021
Ministrja e Ekonomisë dhe Energjisë, Artane Rizvanolli ka thënë sot se rritja e çmimit të gazit në tregjet globale, ka bërë që Kosova, rajoni dhe bota të preken nga kriza energjetike.
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli foli fillimisht për krizën energjetike që i ka përfshirë vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.
“Një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen vendet dhe jo vetëm të rajonit por edhe të botës është kriza energjetike e cila vjen në radhë të parë si pasojë e rritjes së çmimeve të gazit në tregjet globale. Kjo krizë prej disa muajsh e ka prekur rajonin. Vendet në rajon të gjitha pa përjashtim janë të prekura dhe shumë më shumë se ne Shqipëria për shembull ka disa muaj që është prekur për shkak se kanë importuar më shumë energji dhe deri më tani i kanë ndarë 180 milionë euro në formë të garancisë bankare për likuiditetin e sektorit të energjisë”, ka thënën ajo.
Ministrja Rizvaniolli tha se çmimi i importit të energjisë në Kosovë është shumë i lartë dhe se gjendja është e jashtëzakonshme.
“Ne kemi pasur një situatë relativisht të mitë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.
Ajo tha se janë me shpresën që të ketë reshje të shumta atmosferike në Shqipëri dhe të këmbejnë energjinë elektrike me ta pa pasur nevojë që ta blejnë atë me çmim të lartë në treg.
“Mbesim me shpresën se me rritjen e reshjeve atmosferike në Shqipëri do të jemi në gjendje të këmbejmë energji elektrike pa pasur nevojë që të blejmë në treg me çmime të larta që do të ndikojë pozitivisht”, ka thënë Rizvanolli para deputeteve.
Kosova së fundmi është prekur nga kriza energjetike. Kryeministri Albin Kurti ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje ministrave që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’u siguruar rryma për qytetarët.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































