Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh-it, Colangeli, ja çfarë biseduan
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 10 December 2021
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.
Kryeministri Kurti e falënderoi Colangelin dhe BERZh-in për nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës, e cila kontribuon në shëndetin publik.
Ndërsa Colangeli shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se BERZh-i është i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët, transmeton Gazeta Infokus.
Kryeministri Kurti përmendi edhe synimin dhe planet e qeverisë për sistemin dual të arsimit, si zgjidhja drejt zvogëlimit të hendekut në mes të aftësive profesionale dhe tregut të punës.
“Kjo do të mundësonte rritjen e produktivitetit brenda sektorit privat dhe rrjedhimisht gjenerimin e vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet e qeverisë sonë, tha kryeministrit Kurti.
Tutje, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit me sektorin privat në shërbim të rritjes së kapaciteteve të tyre. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga homologu i saj kolumbian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të ...
-
“Auhh tash vajzat po kanë shumë interesim për çiftelia, bile ma shumë se djemt”- Befason krijuesi i çiftelijave nga Medvegja
Sokol Musliu nga Medvegja i apasionuar për çiftelinë që nga mosha 12 vjeçare,...
-
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling ...
-
Konjufca iu bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...