Njihuni me amerikanin që ndihmoi kosovarët gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus
09:27 | 10 December 2021
Lajmet për largimet e shqiptarëve që duan të emigrojnë në Amerikë janë bërë të shpeshta ditët e sotme.
Të rralla janë herët kur dëgjojmë për të huaj që vendosin të kalojnë jetën e tyre në Shqipëri, i tillë është Mark Stocher.
Për afro 30 vite Marku jeton në Ersekë, bashkë me familjen e tij.
“Unë erdha kur isha 28 vjeç këtu në Shqipëri dhe tani jam këtu për plot 28 vite. Sa u hap Shqipëria, në 1992 për herë të parë erdha në Korçë me një grup të huaj dhe me pëlqeu mikpritja që kishin shqiptarët. Në atë kohë nuk kishim hotel dhe shqiptarët na kanë lejuar të rrinë në shtëpitë e tyre”, tregoi ai.
Mark luajti një rol të veçantë në luftën e Kosovës, duke ndërtuar një ndërtesë për strehimin e tyre në Ersekë.
“Një kohë e vështirë ka qenë me kosovarët. Gjatë kohës se tyre kishim kontakte me shume njerëz nga bota, pamë gjithë botën që po ndihmonte ne atë situatë. Që nga ajo kohë morëm një godinë, dhe kemi bërë gati për refugjatët”, shprehet ai.
Sot ajo ndërtesë shërben si kamping për mijëra fëmijë nga e gjithë Shqipëria që kalojnë verën, por e për edukimin e studentëve nga gjithë kontinentet.
“Kampi është ndërtuar në vitin 1999 për kosovarët, por është rregulluar si kamp e që nga viti 2000 deri vjet kemi pasur kamp. Mbi 1000 fëmijë në verë, kur nuk ka Covid deri në 2000, nga 150-200 fëmijë në javë. Këtu argëtohen, bëjnë gjëra të ndryshme. Kemi lundrim, kemi lojëra nga më të ndryshme”, tregoi ai më tej.
Gjëja më pozitive e shqiptarëve në sytë e tij është zemërbutësia.
“Më pëlqen zemërbutësia do thosha, kujdesi që kanë për të tjerët. Ne jemi pranuar si në shtëpi, kemi shumë miqësi, njerëzit kujdesen për ne në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha ai.
Mesazhi i tij për shqiptarët është të mos largohen nga vendi e ruajnë familjen tradicionale.
“Do thosha mos harroni gjërat që keni. Emigrimi është shumë i vështirë për brezin e parë dhe mund të humbni familjen. Një nga gjërat më të bukura që kam parë në Shqipëri është sa lidhur është familja. Kjo ka filluar të ndryshojë, ne e dimë. Familja që keni këtu është diçka që nuk duhen lënë mbrapa”, përfundoi ai./euronews.al/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























