Kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re” i revokohet licenca, të dëmtuarit mund t’i drejtohen Byrosë Kombëtare të Sigurimeve
Autori: Gazeta inFokus
16:11 | 09 December 2021
Të dëmtuarit nga “Kosova e Re” pas datës 24 tetor, i kompenson Byroja Kosovare e Sigurimit, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo vjen pasi kjo kompani sigurimesh kishte pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, sa i përket mjaftueshmërisë të kapitalit dhe aftësisë paguese – solvencës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Byroja Kosovare e Sigurimit.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, që rrjedhin nga neni 36 dhe 67 i Ligjit për BQK-në, si dhe në pajtim me nenin 16, nenin 99, nenin 100 dhe nenin 124 të Ligjit për Sigurimet, në takimin e mbajtur më datë 24 shtator 2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka marrë Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohet Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore.
Kompania e Sigurimit “Kosova e Re”, kishte pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, përsa i përket mjaftueshmërisë të kapitalit dhe aftësisë paguese – solvencës. Prandaj, në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qëndrore e Kosovës, respektivisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kishte bërë vazhdimisht përpjekje për zgjidhjen e problemeve financiare të Kompanisë së Sigurimit “Kosova e Re” përkundër përpjekjeve dhe gatishmërisë së shprehur nga BQK, Bordi dhe Menaxhmenti i Kompanisë nuk kishte arritë t’i përmbushte kërkesat ligjore / apo të përmirësonte gjendjen financiare të Kompanisë – arsyeje kjo, e cila edhe u bë shkas për Revokimin e Licencës dhe si përfundim rezultoi në fillimin e Likuidimit të detyruar.
Me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithsi – Industria e Sigurimit, ka shprehur gatishmëri në marrjen përsipër të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia (TPL) Valide, si dhe obligimet të cilat mund të rrjedhin nga policat e lëshuara të Kompanisë “Kosova e Re”. Pra, kjo përfshinë vetëm sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit dhe poseduesit të mjetit motorik mbi dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta dhe se gjatë periudhës së validitetit të këtyre policave të sigurimit nuk do të mund të bëhet Kthimi i Primit, Anulimi i Policës / Primit, Ndërrimit të pronarit etj.
Prandaj, të gjitha aksidentet e shkaktuara nga të siguruarit e Kompanisë “Kosova e Re” deri në shuarjen e policave ( 24 Tetor 2021) palët e treta të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit, në objektin e Kompanisë “Kosova e Re” lagja Kalabria, Blloku B1, Nr. 5 Prishtinë, kurse për aksidentet e ndodhura pas datës (24 Tetor 2021) palët e treta mund të paraqiten për dëmshpërblim pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.
Megjithatë, për çdo paqartësi tjetër eventuale në çdo kohë Byroja Kosovare do t’ju shërbej në lidhje me informacionet e munguara duke kontaktuar Qendrën Informative./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































