Molliqaj: Kurti braktisi kauzat, e qytetarët po e braktisin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 08 December 2021
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shfaqur kritika ndaj ish-shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti, për mënyrën e qeverisjes, duke kërkuar që kabineti i tij të ndalë presionin ndaj sindikatave, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas tij, qytetarët po e braktisin Albin Kurtin, meqë ai braktisi qytetarët dhe kauzat.
”Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave. Siç ndodh rëndom në pushtetet me tendenca totalitare, deklaratat e kryeministrit dhe ministrave shndërrohen në urdhra policor. Kurti e Murati sulmuan para ca ditësh sindikatat në media, inspektorët dje u hynë nëpër zyra.
Siç ndodh rëndom në shtetet me orientim ideologjik të djathtë, aktiviteti sindikal sulmohet e shtypet. Kurti që braktisi idetë e barazisë, të drejtave të punëtorëve dhe mirëqenies sociale, sot armikun e sheh bash tek sindikatat.
Partia shtet nuk lejon organizata të pavarura. Aq më pak protestuese. Për të ose ka organizata të partisë që duhet t’i instrumentalizojë, ose organizata armiqësore që duhet t’i luftojë. Mendësia totalitare nuk e pranon tjetrin të barabartë por veç të nënshtruar. Dhe kjo s’është diçka e re, sepse ka ndodhur gjithandej ku ka pasur pushtete të tilla.
Protesta e kundërshtimi ndaj Kurtit, përherë e më shumë po bëhen shënjues të protestës për barazi sociale, mirëqenie ekonomike e demokraci. Të gjitha këto, projekte të braktisura prej tij. Kurti ka braktisur kauzat e qytetarët po e braktisin Kurtin. Drejtësia e kauzave ka mposhtur çdo apetit të individit”, ka thënë Molliqaj./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































