Lajme

Borrell tregon sa a do të ketë takim tjetër Kurti-Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 07 December 2021

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, ndër tjerash ka folur edhe për takimin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka thënë se pas dy takimeve të sivjetshme, s’ka parë gatishmëri nga palët për një takim të ardhshëm por do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla.

“Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. S’kemi njoftuar ende. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve sivjet, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete. Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushte s’përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Takimi i fundit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit ka qenë në muajin korrik./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera