Refugjatët Rohingya padisin Facebook-un për 150 miliardë dollarë
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 07 December 2021
Refugjatët Rohingya nga Mianmari po e padisin kompaninë Meta – që më herët njihej me emrin Facebook – për 150 miliardë dollarë lidhur me pretendimet se kompania e rrjeteve sociale nuk ndërmori veprime kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur ndaj këtij komuniteti, gjë që sipas tyre, kontribuoi në dhunë.
Padia u ngrit në Kaliforni nga kompanitë ligjore Edelson PC dhe Fields PLLC. Në të argumentohet se dështimet e kompanisë për të kontrolluar përmbajtjen dhe dizajnin e platformës së saj kontribuuan në dhunën në botën reale, me të cilën përballet komuniteti Rohingya.
Në një veprim të koordinuar, avokatët britanikë dorëzuan një njoftim në zyrën në Londër të Facebook-ut.
Facebook-u nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë padi. Më herët, kompania ka thënë se ka qenë “shumë e ngadalshme për të parandaluar dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes” në Mianmar dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për të parandaluar shkeljet në platformën e saj në këtë rajon, përfshirë edhe ndalimin që ushtria të ketë llogari në Facebook dhe Instagram pas puçit ushtarak të 1 shkurtit.
Facebook-u ka thënë se është i mbrojtur me ligjet për internetin në SHBA sa i përket përmbajtjes që postojnë përdoruesit e kësaj platforme. Por, në padinë e ngritur kërkohet që në këtë rast të aplikohen ligjet që janë në fuqi në Mianmar.
Mbi 730,000 myslimanë Rohingya u larguan nga shteti Rakine i Mianmarit në gusht të vitit 2017, pash shtypjes së ushtrisë dhe refugjatët kanë thënë se kjo shtypje ka përfshirë vrasje në masë dhe dhunime. Ndërkaq, grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar vrasjen e civilëve dhe djegien e fshatrave.
Autoritetet në Mianmar kanë thënë se ata kanë qenë duke luftuar një kryengritje dhe kanë mohuar se kanë kryer mizori sistematike.
Më 2018, hetuesit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë se përdorimi i Facebook-ut kishte luajtur rol kyç në përhapjen e gjuhës së urrejtjes që nxiti dhunë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një rast për akuzat e krimeve të kryera në rajon. Në shtator, një gjykatës federal amerikan i kërkoi Facebook-ut që të publikojë të dhënat e llogarive që postuan përmbajtje kundër komunitetit Rohingya, llogari të cilat, Facebook-u i ka mbyllur./ REL

T� tjera
-
AUV ndalon përdorimin dhe tregtimin e mbi 5 tonëve misër me origjinë nga Serbia, shkak aflatoksina
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimi...
-
Presidentja e Kosovës emëron një këshilltar ushtarak
Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes ...
-
Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vra*sjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organ...
-
Tetë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve, gratë viktima
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në raportin e ...
-
Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?
Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të p...
-
Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut
Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se ka...
-
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 ar*më zjarri nga një depo
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona, duke th...
-
“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë
Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtë...
-
Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
Kryeministri Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për protestues...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...


































