Lajme

Jep dorëheqje Alban Hyseni, kryetari i sapo zgjedhur i Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 07 December 2021

Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Kjo pasi të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.

Për dorëheqjen ai ka njoftuar në një postim në “Facebook”.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

-Advertisement-

Alban Hyseni i VV-së ka fituar në balotazh ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, për të qeverisur me Gjilanin.

Të enjten ai pritet që ta marr zyrtarisht detyrën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera