Mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë vetëm këtë vit
Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 06 December 2021
Gjatë këtij viti, deri më tani janë raportuar mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një tryezë me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.
Patologia forenzike në IML, Bergita Curri, ka thënë se kjo shifër tregon përkushtimin e viktimave për të raportuar raste të tilla, më shumë se viteve të kaluara.
“70% e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, ka thënë ajo.
Në këtë tryezë është theksuar se në shumicat e rasteve të dhunës seksuale, dhunuesi është i njohur për viktimën.
“Dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës: rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale, në mënyrë që provat biologjike të mblidhen me kohë”, u tha tutje.
Në këtë takim, gjykatësi Agron Maxhuni tha se provat dhe cilësia e tyre janë vendimtare për rastin gjyqësor

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































