Vuçiq do të blejë armë të reja nga Putini
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 03 December 2021
Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi të enjten ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Pas kthimit nga Moska të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mediat ruse kanë zbuluar se Vuçiq do të blejë armë të reja nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Ne kemi marrë Kornets [sistemet e raketave antitank]. Ne kemi marrë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe po blejmë Pantsyr të rinj, gjithçka që kemi rënë dakord me ju po zbatohet”, tha Vulin gjatë bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.
Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor.
Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i prezantuar në Prishtinë më 3 dhjetor.
Sipas KIPRED-it, stagnimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, krijoi terren të mirë për Rusinë për të intensifikuar luftën diplomatike kundër Kosovës. Kjo luftë, sipas hulumtimit, po bëhet për rrënimin e përpjekjeve të Perëndimit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve midis dy vendeve fqinje.
Të tjera
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...
-
Vdẻs një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. ...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet q...
-
Plas sherri në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet kolegun me shishe në kokë/PAMJE
Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e sa...
-
Gazeta daneze “Altinget”: Marrëveshja për 300 qelitë, Danimarka mund të mashtrohet nga Kosova
Në një artikull të gazetës daneze “Altinget” mbi marrëveshjen ndërmjet Danima...
-
Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën
2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një ...
-
Për 1 Maj mbyllen rrugët e veturave për Gërmi
Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet...
-
Florin Krasniqi në kontest me Malin e Zi, kërkon 28 milionë euro
Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Z...