Kadri Rahimaj betohet si kryetar i Kamenicës
Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 03 December 2021
Kuvendi Komunal në Kamenicë ka mbajtur sot mbledhjen inauguruese.
Në këtë mbledhje është betuar Kryetari Kadri Rahimaj, po ashtu janë betuar dhe kanë nënshkruar deklaratën për marrjen e detyrës anëtarët e Kuvendit të Komunës së Kamenicës.
Mbledhjen e hapi asambleisti më i vjetër i Kuvendit Komunal Rabit Dermaku, i cili së bashku me asambleistët tjerë lexuan dhe nënshkruan deklaratën e betimit.
“Betohem që do t’i kryej detyrat e mija dhe do t’i ushtroj kompetencat e mija si kryetar i Komunës së Kamenicës me nder, besnikri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem”, ka thënë Rahimaj.
Pas mbylljes së mbledhjes inauguruese, ish kryetrari Qëndron Kastrati i ka dorëzuar detyrën e tij kryetari Kadri Rahimaj.
Kastrati duke uruar kryetarin Rahimaj ka thënë që nuk dyshon në angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të bërë punë të mira.
“Shfrytëzoj rastin ta uroj ty dhe të tjerëve që keni fituar. E di që nuk ka me qenë e lehtë, por nuk dyshoj në angazhimin dhe përkushtimin e juaj. Unë iu kam shkruar edhe një letër dhe aty janë disa çështje për të cilat do të kisha pasur dëshirë që t’i ecni përpara, ndërsa ne nuk hezitojmë edhe t’iu japim sygjerimet tona”, ka thënë Kastrati.
Po ashtu edhe kryetari Rahimaj ka falënderuar ish kryetarin Kastrati duke thënë se punët e mira që janë bërë do të vazhdojnë ende.
“Faleminderit për gatishmërinë tuaj dhe angazhimin katër vjeçar. Besoj që ka qenë sfidë për juve e do të jetë edhe për ne. Punët e mira që janë bërë do t’i vazhdojmë përpara. Në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë e konsultimeeve dhe të hapave konkret për qytetarët”, tha ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































