A i shërben “Open Balkan” Serbisë, përgjigjet Edi Rama
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 02 December 2021
“Open Balkan” është iniciativë e Serbisë, por i shërben njësoj të gjitha shteteve pjesëmarrëse sipas kryeministrit Edi Rama.
Opozita në Shqipëri vazhdimisht e ka kritikuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, pasi thotë se më shumë i shërben Serbisë se Shqipërisë.
Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan’ me kryeministrin Edi Rama e cilësoi nismën si proces në interes të Serbisë dhe të rrezikshme për vendin.
“Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme”.
Sipas deputetit, kjo nismë, që bie ndesh me interesat e Shqipërisë, Kosovës si dhe me interesat drejt integrimit në BE.
Rama u përgjigj se nga kjo nismë përfitojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndryshe nga “Procesi i Ballkanit” apo nisma të tjera europiane, ku marrëveshjet firmosen në letër por nuk konkretizohen në praktikë.
“Për sa i përket angazhimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, Shqipëria ka luajtur një rol proaktiv. Shqipëria është një ndër vendet që i ka respektuar dhe çuara para ta gjitha marrëveshjet e mbetura pezull të tregut të përbashkët.
Por është e pamundur që punët tona, për interesat tona, të na i bëjnë të tjerët, që i kemi aleatë pao partnerë, por që kanë shumë punë të tjera për vendet e tyre. Nuk mund të merren me menaxhimin e vendeve tona. Nga një samit në tjetrin kemi boshllëk, sepse çfarë firmoset aty, mbetet pa u jetëzuar”.
Idetë janë të njëjta thotë Rama, por ndryshon mënyra si i arrijmë qëllimet e vendosura. Me “Open Balkan” përfitojmë direkt dhe rrisim ekonominë e vendit sipas tij.
“Kemi shtatë vite që akoma nuk e kemi tregun e përbashkët europian. Kryesorja është implementimi. Nuk kemi një proces të ndjekur në kohë reale nga shtetet, gjë që Ballkani i Hapur e mundëson. Mund të arrijmë në 6.7% në rritje të prodhimit të përgjithshëm në vend. Pse të privohemi nga kjo? Një nga burimet e reja të rritjes ekonomike është pikërisht bashkëpunimi rajonal”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































