Burrat nuk e ndalin dorën, ja sa raste të dhunës shkaktuan brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 02 December 2021
Brenda një dite kanë ndodhur tetë raste të dhunës ne familje në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Rastet e dhunës i përkasin pesë rajonit të Prishtinës, një në Gjilan, një në Gjakovë si dhe një në rajonin e Mitrovicës.
Rasti i parë i dhunës në rajonin e Prishtinës ka ndodhur në Podujevë ku një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi që pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i dytë është raportuar nga një grua nga Fushë Kosova pasi që kishte pranuar tretman mjekësor pas dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë i dyshuari gjendet në arrati, si dhe rasti është nën hetime.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”
Rasti i tretë në rajonin e Prishtinës është raportuar nga një grua e cila ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”
Rasti i katërt ka ndodhur në Fushë Kosovë ku ankuesja femër ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili edhe jeton jashtë Kosovës.
Sipas policisë viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh.
Ndërsa rasti i pestë në rajonin e Prishtinës është raportuar se dy persona, babë e birë pas një mosmarrëveshje janë rrahur.
Sipas raportit në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht”, thuhet në raport.
Rasti i gjashtë i cili ka ndodhur në rajonin e Gjilanit është raportuar nga një grua nga Novobërda, e cila ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i shtatë i dhunës në familje ka ndodhur në rajonin e Gjakovës ku është raportuar nga një grua e cila është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë i dyshuari ka mohuar një gjë të tillë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Si dhe rasti i rajonit të Mitrovicës ka ndodhur më saktësisht në Vushtrri, ku është arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas policisë viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervisitmit i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























