Po zgjerohet harta e variantit të ri të koronavirusit, Fauci: Do të shkojë kudo
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 28 November 2021
Qeveritë rifusin kufizime të rrepta të udhëtimit pas variantit të ri të COVID-19. Ekziston një shqetësim i madh me shfaqjen e mutacionit “Omicron”, dhe ndërkohë që dinamika dhe rreziku i llojit të ri mbeten të panjohura.
Qeveritë në mbarë botën tashmë po shtrëngojnë kufizimet e udhëtimit dhe po ritestojnë testet pozitive PCR. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët po përpiqen të marrin përgjigje për një sërë pyetjesh në lidhje me llojin e ri dhe nëse ai do të jetë rezistent ndaj vaksinave.
Shfaqja e llojit të ri përkon me një periudhë të shpërthimit të valës së katërt të pandemisë në Evropë, ku lloji dominues është mutacioni Delta. Tashmë, një numër vendesh po vendosin kufizime të reja ndaj virusit. Në të njëjtën kohë, mutacioni “Omicron” (B.1.1.529) tashmë është identifikuar në Britani, Gjermani, Itali, Republikën Çeke, Holandë dhe Belgjikë.
Të shtunën, Britania njoftoi se kishte identifikuar dy rastet e para të mutacionit të ri, ndërkohë që vijon gjurmimi intensiv i kontakteve. Pasdite, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi masa të reja urgjente.
Dy raste të mutacionit “Omicron” janë konfirmuar në Gjermani, një është zbuluar edhe në Itali dhe një rast është zbuluar në Belgjikë dje. Gjithashtu në Çeki është zbuluar një rast. Edhe Holanda ndodhet në alarm që ka futur disa persona në karantinë, ashtu si Greqia, që vendosi karantinë 10-ditore për ata që vijnë nga nëntë vende afrikane.
Përveç Afrikës së Jugut, rastet e “Omicron” janë raportuar edhe në Malawi, Botsvana, ku rasti i parë i njohur u raportua më 11 nëntor, në Izrael (një person që mbërriti nga Malawi), dhe në Hong Kong. “Do të shkojë kudo” thotë Fauci.
Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri. Sidoqoftë, epidemiologu Anthony Fauci tha se nuk do të habitej nëse mutacioni ishte tashmë në Amerikë.
“Ne nuk e kemi zbuluar ende, por kur keni një virus që tregon një shkallë kaq ngjitëse dhe tashmë keni raste që lidhen me udhëtimin, si në Izrael, Belgjikë dhe vende të tjera, ai pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të shkojë kudo” tha Anthony Fauci për “NBC”.
“Aftësia e tij për të infektuar njerëzit e shëruar dhe madje edhe të vaksinuar na bën të themi se mutacioni i ri është diçka që duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të përgatitemi për diçka serioze. Kjo mund të mos ndodhë, por duhet të jemi të përgatitur”, tha ai.
Guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një direktivë udhëtimi duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të mos e vizitojnë Afrikën e Jugut.
Megjithatë, Afrika e Jugut po ankohet se kufizimet e udhëtimit janë masa ndëshkuese dhe se po dëmtojnë turizmin, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos nxitojnë të vendosin kufizime udhëtimi për shkak të variantit të ri, duke u propozuar që të adoptojnë një qasje shkencore të bazuar në vlerësimin e rrezikut për zbatimin e masave të tilla./ Abcnews.al

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































