Lajme

Zemaj kërkon nga Qeveria dhe MSh-ja që urgjentisht të marrin masa për gjendjen me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 25 November 2021

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë masa adekuate për gjendjen me COVID-19.

Zemaj tha në Kuvend, se menaxhimi dhe vendimmarrja nuk bëhet duke u ankuar, shpifur dhe imagjinuar situata të cilët kërkojnë të gjejnë fajtorët e të kaluarës.

“Sot kur pothuajse i gjithë Rajoni është përfshirë në një rritje të rasteve me COVID-19, po ashtu vendet evropiane kanë marrë vendime kufizues për të parandaluar një valë të re të infeksionit, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket se po e kalojnë këtë situatë sikurse Kosova është imune ndaj pandemisë dhe nuk po ndodh asgjë. Ftoj urgjentisht Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmarrin masa adekuate komfort paralajmërimeve të OBSH-së dhe gjendjes në rajon dhe Evropë”.

-Advertisement-

“Kjo situatë duket se është duke shkuar në përsëritje, nuk po shohim një angazhim, strategji apo prioritet të ruajtjes të shëndetit publik si dhe ndërmarrje të masave parandaluese për të mos-përsëritur një situatë të tillë. Menaxhimi dhe vendimmarrja nuk bëhet duke u ankuar, shpifur dhe imagjinuar situata të cilët kërkojnë të gjejnë fajtorët e të kaluarës”, tha Zemaj, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera