Lajme

Ministri Sveçla reagon pas aksidentit tragjik, i shpreh gatishmërinë për ndihmë Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 23 November 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Sveçla ka shprehur ngushëllime dhe u ka ofruar ndihmë të institucioneve të Kosovës.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më shpejtë të gjithë të lënduarve. Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gadishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera